Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U sulmuan infermierja dhe sigurimi, proteston stafi i spitalit të Mitrovicës (VIDEO)

NULL NULL
16.01.2026 11:38
Protesta - Foto nga Klan Kosova

Stafi i spitalit të Mitrovicës është duke protestuar rreth sulmit të djeshëm ndaj një infermiereje dhe dy punëtorëve të sigurimit fizik.

Incidenti ndodhi në repartin e Ortopedisë të  spitalit  “Dr. Sami Haxhibeqiri”.

Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor, njofton Klankosova.tv.


“Sot, rreth orës 11:00, në Repartin e Ortopedisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri”, ka ndodhur një incident, ku një infermiere dhe dy punëtorë të sigurimit fizik janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës.  Sulmi ka ndodhur  teksa po siguronin respektimin e rregullave të hyrjes në repart dhe mospraninë e personave të paautorizuar. Si pasojë e këtij incidenti, tre punëtorët e Spitalit kanë marrë trajtim emergjent mjekësor. Spitali dënon çdo formë të dhunës ndaj stafit shëndetësor dhe punëtorëve të sigurimit fizik, si dhe kërkon nga organet kompetente që rasti të trajtohet  shpejt, në përputhje me ligjin”, u tha në përgjigjen zyrtare nga ky spital të enjten, njofton Klankosova.tv.

Gazetarja e Klan Kosovës, Endrita Bajrami, ka raportuar të enjten se gjithçka dyshohet se ndodhi pas një konflikti verbal që lidhej me kërkesën e punëtores shëndetësore dhe dy rojeve, qe të respektohen rregullat e hyrjes në repart.

Bazuar në informacionet e para qe ka marrë gazetarja, dyshohet se personat që sulmuan tre viktimat, i kanë gjuajtur ata me karrige.

Sulm me karrige, të përfshirë familjarët e pacientit – gazetarja sjellë detajet e rrahjes në Spitalin e Mitrovicës

Oda e Infermierëve kërkon hetim për sulmin ndaj punëtorëve të Spitalit të Mitrovicës

 

lajme të ngjashme