U shpall lojtar i ndeshjes, Zhegrova: Ishte krejt një ëndërr NULL NULL 03.10.2024 10:11 03.10.2024 10:11 Foto nga arkivi Lille mbrëmë e mposhti Real Madridin në xhiron e dytë të Champions League. Protagonisti kryesor i takimit ishte futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova, i cili e nxori penalltinë e të cilin në gol e konvertoi Jonathan David. Zhegrova zhvilloi një ndeshje fantastike kundër “mbretërve” duke ua ‘rrëmbyer’ kurorat atyre. Ai u shpall lojtar i ndeshjes, e më pas në reagimin e tij 25 vjeçari tha se “krejt ishte një ëndërr”. Në histori të Championsit, Edon Zhegrova, është shqiptari që e merr këtë çmim.