U raportua për vdekjen e Putinit, Kremlini mohon këto pretendime NULL NULL 27.10.2023 23:35 27.10.2023 23:35 Presidenti rus, Vladimir Putin Pretendimet që qarkullonin në një llogari në Telegram që presidenti rus kishte vdekur janë hedhur poshtë nga Kremlini. Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov i tha se ky ishte një informacion absurd, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv. Ndryshe, kanali Telegram pretendoi se Putin kishte vdekur nga një sulm në zemër, në rezidencën e tij në Moskë.