Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U raportua i zhdukur, gjendet pa shenja jete shqiptari 56 vjeçar në Austri

NULL NULL
13.12.2025 16:50

Pa shenja jete është gjetur trupi i Agim Nuredinit, 56 vjeçarit, nga fshati Raincë i Komunës së Preshevës, i cili ishte raportuar i zhdukur në qytetin Wels të Austrisë, që prej disa ditësh.

Sipas autoriteteve austriake, trupi i tij u gjet i vdekur dje më 12 dhjetor, në orën 16:12 në një zonë pranë Rrugës Shtetërore 2132, në Hundsdorf, transmeton Klankosova.tv.

Rasti është duke u trajtuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Passau.

Nga të dhënat e deritanishme, autoritetet bëjnë të ditur se nuk ka elemente që tregojnë për përfshirje të dhunës apo ndonjë veprim të kundërligjshëm.

Zhdukja e shqiptarit në Austri, vetura e tij gjendet në Gjermani

 

 

lajme të ngjashme