U lëndua aksidentalisht, vdes një dyvjeçar në QKUK NULL NULL 07.09.2025 20:04 07.09.2025 20:04 Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur sot në QKUK, pas një lëndimi aksidental të ndodhur më 31 gusht të këtij viti në Rahovec. Lajmi për Klankosova.tv u konfirmua edhe nga policia në Gjakovë, nga e cila thanë se rasti po trajtohet si “hetim i vdekjes”. “Ka qenë rast i raportuar më 31 gusht si lëndim aksidental dhe është proceduar më shënim zyrtar por sot nga QKUK, jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë. Rasti po trajtohet si hetim i vdekjes nën mbikqyrje të prokorurit të shtetit ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, ka thënë drejtori i policisë në Gjakovë, Lumni Graishta. Për këtë ngjarje të rëndë, Klankosova.tv ka kontaktuar edhe Gazmend Spahiun, drejtorin e Klinikës Intensive. I njëjti poashtu e konfirmoi se dyvjeçari vdiq sot.