U kapën në flagrancë duke vjedhur naftë nga një ekskavator, arrestohen katër vushtrrias NULL NULL 15.06.2026 09:17 15.06.2026 09:17 Foto ilustrim Katër persona janë arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Vushtrri, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale “vjedhje e rëndë në tentativë”. Sipas raportit të policisë, të njëjtit janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë nga një ekskavator, transmeton Klankosova.tv. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.