U kap me 160 mijë euro, Klankosova.tv e konfirmon: I arrestuari është vëllai i Lavdrim Muhaxherit NULL NULL 10.10.2024 16:33 10.10.2024 16:33 Foto ilustruese Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike e policisë e ka zhvilluar një aksion në Ferizaj, ku është arrestuar një person të cilit i janë gjetur mbi 160 mijë euro, franga dhe dollar amerikan. Burimet e Klankosova.tv konfirmojnë se i arrestuari është Bajram Muhaxheri, vëllai i ish-pjesëtarit të ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, i cili u vra në Siri. Lidhur me rastin policia kishte lëshuar një njoftim, ku bëhet e ditur se Muhaxheri u ndalua për “Tregti të ndaluar”. Të dyshuarit i janë gjetur edhe 696 kilogramë mjaltë pa prejardhje dhe 250 kilogramë fasule./ Klankosova.tv Iu kapën mbi 160 mijë euro, i arrestuari në Ferizaj raportohet se është vëllai i Lavdrim Muhaxherit