U kap duke bërë “drifta” me BMW-në e tij, kosovari arrestohet në Zvicër NULL NULL 15.07.2024 19:30 15.07.2024 19:30 U kap duke bërë "drifta" me BMW-në e tij, kosovari arrestohet në Zvicër Një 18 vjeçar nga Kosova është arrestuar në Zvicër. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Zurich, ku e zuri sherri me policinë. Ai u vëzhgua nga një patrullë, derisa ishte duke lëvizur me një BMW nëpër vendin e quajtur Stadthausquai me një motor tejet të zhurshëm. Kosovari u ndalua dhe iu nënstrua një kontrolli e më pas u lirua. Atij iu dha një vërejtje për t’u larguar nga qyteti i Zurichut. Por, i njëjti pas një ore duke bërë drift në një pistë. Policia pas kontrollit të zhvilluar hasën në disa shenja të gomave që besohet se janë shkaktuar nga BMW-ja e 18 vjeçarit nga Kosova. Pas verifikimeve të bëra, u vërtetua se ai ishte ndaluar edhe njëherë nga policia. Më pas shoferi i BMW-së nga Kosova u arrestua. Pas procedurave u dërgua në prokurorinë publike. Me këtë rast policia e Zurichut, ka lansuar fushatën për ndalimin e shpejtësisë dhe shkeljes së rregullave në trafik.