Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

U hetua për melodinë e gabuar

NULL NULL
14.07.2015 14:00

Cheol-woongu, ishte njoftuar me një vajzë që nga mosha 8 vjeçare.

Që të dy kishin filluar të mësonin pianon së bashku, e kur erdhi koha të i propozonte të dashurës Cheol- woongu u ul afër pianos për të praktikuar një pjesë muzikore që do t’a luante gjatë propozimit, shkruan BBC.

Ishte një baladë ‘’A Comme Amour’’ nga Richard Clayderman- melankolike dhe jo për shijet e gjithkujt vetëm në Korenë e Veriut mund të ishte e rrezikshme ta luaje në shtëpi.

Dikush që kaloi aty pranë dëgjoi muzikë franceze dhe raportoi te departamenti i sigurisë së shtetit.

Cheol-woong nuk kishte ditur se të lush një muzikë të ndaluar mund të jetë aq e rrezikshme, dhe oficerët menjëherë kishin dalë në vendin e ngjarjes posa ishte raportuar, për t’a mbajtur më pas në një seancë hetimore që kishte zgjatur disa orë.

Cheol-woongi shpjegoi se e kishte dëgjuar kur studionte në Rusi, ai e kishte pëlqyer dhe mësuar, që t’ia luante së dashurës kur të kthehej në shtëpi.

Cheol-woong u detyrua të hartonte një falje me shkrim prej 10 faqesh për llojin e gabuar të muzikës që luajti – gjë që, sipas tij, ishte absurde.

Ai thotë se për shkak se vinte nga një familje e fuqishme i shpëtoi ndëshkimit të mëtejshëm, por eksperienca e bëri të mendonte shumë rreth vendit ku jetonte.

Cheol, nuk arriti të i thoshte të dashurës as lamtumirë, e nga rrugëtimi i tij i shumtë pati mjaft zhgënjime, gjithësesi nuk ishte dorëzuar dot, ai së fundmi, krijoi orkestrën e tij të cilën shpreson që ta përfshijë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike 2018 në Korenë e Jugut, përcjellë Klan Kosova.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni Këtu

lajme të ngjashme