U filmua vjedhja e 160 mijë eurove, parashkruhet rasti (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 26.08.2022 20:26 nga Qendresa Tershana 26.08.2022 20:26 Autorët e vjedhjes së rëndë që u krye 10 vjet më parë në Podujevë, ende nuk e morën dënimin. Madje nga pesë të dyshuarit që morën stoli ari në vlerë 160 mijë eurove, i fundit u lirua të hënën me vendim të Gjykatës Themelore në Podujevë. Ecuria e këtij rasti sipas të dëmtuarit, Hilmi Jupolli, është e dyshimtë, dhe nuk është trajtuar në formën e duhur, sipas tij për shkak të lidhjeve familjare mes gjykatësit me të dyshuarit. Kjo vjedhje që ngjau një dekadë më parë, e detyroi Jupollin ta mbyllë argjendarinë e tij, derisa thotë se për ta zbardhur rastin organet e rendit kishin dëshmi të shumta. Nga Gjykata i dërguan televizionit vendimin e gjyqtarit Hoti, ku ndër të tjera thuhet se pas analizimit të shkresave të lëndës është konstatuar se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale për këtë vepër.