U anulua shkaku i shiut, Atalanta – Como shtyhet për nesër NULL NULL 23.09.2024 23:01 23.09.2024 23:01 U anulua shkaku i shiut, Atalanta - Como shtyhet për nesër Ndeshja e cila ishte paraparë të luhej sonte ndërmjet Atalantas dhe Comos në Serie A, u shtye shkaku u motit. Loja do të luhet nesër me fillim nga ora 20:45. Vendimi u mor nga arbitri kryesor së bashku me dy kapitenët e skuadrave. Kjo pas vlerësimeve të bëra se nuk ka kushte të përshtatshme për t’u zhvilluar ndeshja e javës së pestë të Serie A italiane. Kjo ndeshje është dashur të nis në ora 20:45. Por fillimisht u shty për një orë, ndërsa pas inspektimit të fundit, të tretit me radhë, u vlerësua se nuk ka kushte për t’u zhvilluar ndeshja. Në Bergamo ka pasur të reshura të mëdha të shiut të hënën pasdite. Kjo e pamundësoi zhvillimin e ndeshjes Atalanta – Como.