U aksidentua në Deçan, vdes pas mesnate në QKUK NULL NULL 27.06.2023 08:37 27.06.2023 08:37 Një person ka vdekur pas mesnatës në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës. I ndjeri ishte duke u trajtua pasi ishte aksidentuar në Deçan. “Nё kёtё aksident ishin tё involvuara njё Kamion dhe njё Motoçikletё, deri te aksidenti ka ardhur pёr deri sa i dyshuari nuk e ka respektuar shenjen e trafikut, ndalim i obliguar (STOP), i cili e godet motoçikletën duke i shkaktuar lëndime tё rёnda trupore”, thuhet në njoftimin e policisë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion. Derisa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS