Tyson Fury pozitiv me COVID-19, shtyhet luftimi i shumë pritur me Wilder NULL NULL 09.07.2021 13:11 09.07.2021 13:11 Tyson Fury ka dalur pozitiv për COVID-19, andaj ndeshja e tij me Deontay Wilder do të shtyhet. Fury pritej të luftonte me Wilder për herë të tretë më 24 korrik në Las Vegas, por një shpërthim i koronavirusit goditi kampin e tij. Deri në 10 persona kanë rezultuar pozitiv, duke përfshirë edhe vetë Furyn, i cili nuk mund të stërvitet për shkak të simptomave të tij. Ai kishte marrë vaksinën antiCOVID, por jo dozën e dytë, të nevojshme për parandalim., shkruan Mirror, transmeton Klankosova.tv. Trilogjia me Wilder tani mund të shtyhet në shtator ose tetor për shkak të një orari të vrullshëm boksi veror në Las Vegas.