Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tusk sot në Shkup

NULL NULL
17.09.2019 09:42

Kryetari i Këshillit Evropian, Donald Tusk sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tusk do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski dhe me kryeministrin Zoran Zaev.

Pas takimit është paraparë pres konferencë e përbashkët e Zaevit me Tuskun në ora 12:15 në Qeveri.

Vizita e Tuskut në Shkup është në prag të pritjes së vendimit për marrje të datës për fillim të negociatave me BE-në në tetor.

Mandati i presidentit aktual të Këshillit Evropian skadon më 1 dhjetor, ndërsa në vend të tij do të vjen kryeministri i Belgjikës, Sharl Mishel.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.