Turqia raporton mbi 30 mijë raste të reja me COVID-19 NULL NULL 28.11.2020 21:44 28.11.2020 21:44 Turqia ka raportuar 30 mijë e 103 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë turke. Gjatë 24 orëve të fundit 182 pacientë kanë humbur betejën me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 13 mijë e 373, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova. Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit 3 mijë e 611 persona janë shëruar nga ky virus duke e çuar numrin në 396 mijë e 227 të shëruar. Numri i pacientëve në gjendje kritike momentalisht qëndron në 4 mijë e 903 pacientë. “Ushtria jonë shëndetësore është nën një barrë të rëndë. Secili prej nesh është përgjegjës për ndjekjen e masave. Kjo nuk është një zgjedhje personale, por një domosdoshmëri shoqërore,” tha Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca në Twitter.