Turqia po planifikon të nisë një hetim ndërkombëtar rreth vrasjes së Khashoggit NULL NULL 22.01.2019 13:17 22.01.2019 13:17 Shteti i Turqisë ka njoftuar se është duke planifikuar nisjen e një hetimi ndërkombëtar rreth vrasjes së gazetarit arab, Jamal Khashoggi. Siç shkruan AlJazeera hapat e mëtutjeshëm do të ndërmerren në ditët në vijim, transmeton Klan Kosova. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu ka thënë se Arabia nuk i ka ndarë informacionet me shtetin turk që lidhen me vrasjen e gazetarit. Khashoggi një ish kritik i Mbretit të Arabisë Saudite, Mohamme bin Salman është vrarë më 2 tetor në konsullatën e Arabisë në Stamboll. Turqia e ka quajtur si “vrasje me paramendim” ekzekutimin e tij.