Turqi: Dy grupe kriminale përleshen mes vete, plumbi qorr vret foshnjën NULL NULL 24.04.2023 19:42 24.04.2023 19:42 Dy grupe kriminale janë përleshur me armë mes vete në Turqi. Si pasojë e goditjes nga plumbi qorr, u vra një foshnje e moshës 1 vjeç e gjysmë. Nga përleshja u plagosën po ashtu edhe shtatë persona të tjerë. Siç raportojnë mediat turke, ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Adanasë, më saktësisht në lagjen Gulbahçesi. Të plagosurit, si dhe foshnja ishin dërguar në spitale të ndryshme të këtij qytetit, por edhe përkundër ndërhyrjes së mjekëve, kjo e fundit nuk arriti t’ju bëjë ballë plagëve. Lidhur me rastin kanë nisur hetimet. Personat e dyshuar janë dërguar në stacionin policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast penal/ Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS