Turneu i 26-të ndërkombëtar i boksit, sot mbahet gjysmëfinalja NULL NULL 23.11.2024 07:29 23.11.2024 07:29 Foto ilustruese Federata e Boksit të Kosovës, organizon sot dhe nesër turneun e 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”, i cili mbahet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Gjysmëfinalet do të zhvillohen sot nga ora 16:00, ndërsa finalet nesër nga ora 12:00. “Turneu është në kalendarin e garave evropiane dhe botërore, dhe vlerësohet si njëra prej ngjarjeve më të mëdha të sportit në Kosovë, marrë parasysh edhe faktin se mbahet nën patronatin e Kryeministrisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim, përcjell Klankosova.tv. FBoxK, tutje bëri të ditur se pjesëmarrëse në turne do të jenë tetë shtete.