Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turneu “Adem Jashari” sivjet mbahet në Skenderaj

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 01.03.2023 17:09

Në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së, Federata e Futbollit e Kosovës nëpërmjet Komisionit për Futsall, do ta organizojë turneun tradicional “Adem Jashari”.

Ky është edicioni i 14 -të me radhë dhe meqenëse Kombëtarja e Kosovës është e angazhuar në ndeshjen kualifikuese për Botëror, edicioni i sivjetmë do të mbahet me pjesëmarrjen e katër ekipeve të Superligës: FC Prishtina 01, FC Liqeni, FC Malisheva dhe FC Drenica.

Turneu fillon më 5 mars, me ndeshjet gjysmëfinale ndërmjet FC Drenicës dhe FC Malishevës, në orën 18:00 dhe FC Prishtina 01 dhe FC Liqenit, në orën 20:00, transmeton KlanKosova.tv.

Ndërkaq, ndeshje finale zhvillohet të hënën më 6 mars, në orën 19:30. Turneu do të zhvillohet në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.