Turistja zemëron italianët pasi bëri gjeste të pahijshme pranë statujës së njohur NULL NULL 18.07.2024 09:44 18.07.2024 09:44 Fotografitë e një turisteje duke puthur një statujë ikonike kanë shkaktuar zemërim në një nga qytetet më të famshme të Italisë. Turistja e panjohur u fotografua pranë statujës përpara se të pozonte në mënyrë të papërshtatshme. Patrizia Asproni, nga Confcultura, një organizatë e trashëgimisë kulturore, tha për LBC: “Firence është një qytet që nuk i bën vizitorët ta respektojnë atë. Këto manifestime të vazhdueshme të vrazhdësisë dhe pacipërisë ndodhin sepse të gjithë ndihen të drejtë të bëjnë atë që duan pa u ndëshkuar”. Baku është Perëndia romak i bujqësisë, verës dhe pjellorisë, i barabartë me perëndinë greke Dionis. Skulptura origjinale ruhet në një muze, pasi u krijua për herë të parë në vitin 1560. Shefja e policisë së Firences, Antonella Ranaldi tha: “Turistët janë të mirëpritur, por duhet të ketë respekt për monumentet tona, qofshin ato origjinale apo kopje”.