Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Turisti rendit vendet më të këqija për t’u vizituar

NULL NULL
16.08.2016 12:00

Drew Goldberg ka lindur në Arizona dhe filloi që të udhëtojë në Evropë gjatë një semestri të vitit të tretë, ku vizitën e parë në kontinentin e vjetër e bëri në Pragë.

Ai vendosi që të punojë tu mësoj fëmijëve anglisht në Seul, e gjatë 18 muajve ai ka arritur që të udhëtojë në 20 vende në Azi. Pasi la punën ai ka udhëtuar në hiç më pak se 30 shtete të tjera.

Pikërisht për të treguar rreth udhëtimeve të tij, ai kishte hapur një blog në mënyrë që tu tregojë ndjekësve të tij rreth përshtypjeve që merrte nga njëri apo tjetri vend.

Ai i ka renditur se në cilat vende ka pasur eksperiencat më të këqija.

Për ushqim – Filipine

“Edhe pse është njëri nga shtetet më të pëlqyera për mua, ushqimi atje është shumë i thjeshtë. Gjithmonë ka oriz me pak mish peshku. Unë dua më shumë llojllojshmëri në gatime”, shkruan Goldberg.

Jeta e natës  – Brunei

“Shumica e vendeve islamike kanë politika strikte sa i përket alkoolit e në shumicën prej atyre vendeve jeta e natës është pothuajse inekzistente. Isha në kryeqytet të quajtur  Bandar Seri Begaëan të premtën në mbrëmje dhe rrugët ishin tërësisht të zbrazura”.

Njerëzit më arrogant – Egjipt

“Isha në Kajro para 5 javëve dhe kisha eksperiencë të keqe me secilin njeri që takoja. Ata ishin shumë agresiv dhe vetëm gjatë kohës sa qëndrova i pash tre rrahje në rrugë”.

Qasje në Wifi – Mynmar

“Unë padyshim që e dua shumë Mynmar, por ky shtet është pothuajse 20 vjet prapa shteteve fqinje. Mund të gjeje wifi nëpër qytetet e mëdha mirëpo ishte aq i ngadaltë sikur në vitet e 90-ta”.

Më e mbivlerësuara – Kuala Lumpur

“Kam dëgjuar shumë gjëra të mira për Kuala Lumpur kur po udhëtoja për në Azi, mirëpo ku shkova atje e pash që është një version shumë i mërzitshëm i Bangkokut. Ishte gjithashtu edhe shumë i pasigurt – po udhëtoja me një shoqe time dhe shumë persona e ngacmonin rrugës”.

Vendi më i shtrenjtë – Londra

“Për herë të parë kam udhëtuar për në Londër para dy muajve dhe kisha shumë shpenzime. Të them të drejtën asgjë nuk më la shumë përshtypje. Çmimet ishin shumë të shtrenjta sidomos për buxhetin e një udhëtari”.

lajme të ngjashme