Turi i Bruce Springsteenit, fansat ankohen për biletat e shtrenjta NULL NULL 25.07.2022 16:57 25.07.2022 16:57 Çmimi i biletave për turin e Bruce Springsteenit po iu duket shumë i lartë fansave të tij. Ticketmaster disa bileta po i shet për katër mijë deri në pesë mijë dollarë. “Jam i sigurt që nuk do ta shihni këtë @springsteen, mirëpo ju dhe menaxhmenti juaj duhet të flisni me kriminelët e tmerrshëm që e udhëheqin Ticketmaster, të cilët vendosin shifra astronomike për t’ju parë në koncert,” ka shkruar një person në Twitter. Ndërkaq, shkrimtari John Semley ka ironizuar duke thënë që Springsteen “duhet të shkruajë një këngë për një person të klasës punëtore, i cili duhet ta rifinancojë shtëpinë dhe veturën e tij në mënyrë që t’i blejë biletat e Bruce Springsteenit”.