Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tumoret beninje të gjirit dhe testimi i tyre

NULL NULL
04.06.2017 16:30

Fibroadenomat janë tumore të ngurta, beninje (jo kancerogjene) të gjirit që shfaqen më shpesh tek vajzat adoleshente dhe femrat nën moshën 30 vjeç.

Mund ta përshkruani fibroadenomën si një masë e ngurtë, e kufizuar mirë dhe e butë në prekje.

Është një formacion në gjoks që mund të ndihet lehtësisht poshtë lëkurës, por që zakonisht nuk sjell dhimbje.

Fibroadenomat ndryshojnë në madhësi dhe mund të zmadhohen ose tkurren vetvetiu.

Ato janë gjendra të gjirit më të përhapura tek femrat e reja.

Në varësi të moshës tuaj ose karakteristikave të gjëndrës, mjeku mund t’ju rekomandojë një ose disa nga këto testet e mëposhtme:

Mamografi diagnostikuese: Mamografia përdor rreze X për të krijuar një pamje të pjesës së dyshimtë në indin e gjirit. Fibroadenoma zakonisht shfaqet në momogramë si një masë e gjirit me anësore të buta dhe të rrumbullakëta, të dallueshme nga indet rrethuese të gjirit.

Eko të gjirit

Nëse jeni nën 30 vjeç, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni eko të gjirit në vend të mamografisë, për të matur gjendrën e gjirit. Indet e forta të gjirit tek femrat e reja e bëjnë më të vështirë interpretimin e mamogramës. Nëse jeni më të reja se 30 vjeç dhe mund të ndieni një gjendër në gjoks, bëni fillimisht një eko gjiri që përcakton madhësinë e gjëndrës dhe më pas mund të bëni mamografinë për një kontroll më të imtësishëm të gjirit. Ekoja e gjirit mund të ndihmojë mjekun të përcaktojë nëse gjëndra e gjirit është e ngurtë ose e mbushur me lëngje. Masa e ngurtë ka më shumë mundësi që të jetë fibroadenomë, ndërsa masa fluide mund të jetë cist.

Nëpërmjet një age të hollë, që shpon gjirin, mund të nxirret përmbajtja në gjëndrën e gjirit. Nëse rrjedh lëng, ka shumë mundësi që gjëndra të jetë cist.

Biopsi

Bazuar tek ekzaminimi fizik dhe pamjet e siguruara nga mamografia, mjeku mund t’ju rekomandojë që të bëni një biopsi. Ky test përdor një agë më të madhe se ajo e përdorur në testin më sipër për të mbledhur mostra të indit nga gjëndra dhe analizohen pastaj në laborator

Në shumë raste fibroadenomat nuk kanë nevojë për trajtim. Megjithatë, disa gra zgjedhin që t’i heqin këto masa beninje me anë të kirurgjisë për të qenë më të qeta.

lajme të ngjashme