Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tuchel, i palumtur me intervistën e Lukakut

NULL NULL
31.12.2021 15:42

Trajneri i Chelsea-s, Thomas Tuchel, e ka pranuar se është befasuar nga komentet e Romelu Lukakut se është i palumtur te ky klub.

Lukaku u kthye te Chelsea nga Interi duke nënshkruar një kontratë pesëvjeçare dhe ndonëse e nisi mirë, nxehja e pankinës kohëve të fundit e ka bërë të ndihet keq.

“Nuk jam i lumtur me situatën dhe kjo është vetëm e natyrshme. Kryetrajneri ka vendosur që të luajë me sistem ndryshe, por mua më duhet që të punoj fort dhe të jem profesional”, ka thënë Lukaku.

Tuchel ka thënë që nuk do që intervista të nxirret nga konteksti dhe që të bëhet më shumë sesa që është.

“Do të flasim me Lukakun hapur por brenda dyerve të mbyllura. Jam i befasuar sepse nuk e shoh të palumtur – por të kundërtën”, ka thënë Tuchel.

“Nuk na pëlqen natyrisht [intervista]. Bën zhurmën, për të cilën nuk kemi nevojë dhe që nuk na ndihmon asgjë”.

lajme të ngjashme