Tsitsipas e Sinner vijojnë garën në Monte Carlo Masters. Eliminohet Ruud NULL NULL nga Andi Shabani 13.04.2023 16:02 nga Andi Shabani 13.04.2023 16:02 ATP turneu, Monte Carlo Masters, të enjtën solli disa përballje emocionuese. Jannik Sinner u djersit fort për ta eleminuar polakun, Hubert Hurkacz. Hurkacz e fitoj setin e parë me shifrat 6-3 para se Sinner të përmbys rezultatin në 2-1 me seta. Kalimin në cerekfinale në turneut e fushave me dhe e ka arritur edhe numri tre i botës Stefanos Tsitsipas. Greku eliminoi me lehtësi tenistin nga Kili, Nicolas Jarry. E befasia ditës ishte eliminimu i numrit katër të botës Casper Ruud. Norvegjezi nuk arriti ta kaloj pengesen Jan-Lennard Struff. Gjermani fitoj me shifrat 6-1, 7-6. Në mesin e tetë tenistëve më të mirë të turneut kanë kaluar edhe Andrey Rublev e Holger Rune.