Trusti i humb mbi 170 milionë euro për nëntë muaj NULL NULL 14.11.2022 11:20 14.11.2022 11:20 Mbi 170 milionë euro. Kaq para janë humbur nga janari e deri në shtator nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës. Kështu njofton Banka Qendrore e Kosovës përmes publikimit të Raportit për Sistemin Financiar. Në raport thuhet se vlera e përgjithshme e Fondeve të Trustit është mbi 2.3 miliardë euro. Në anën tjetër në Kuvendin e Kosovës do të bëhet edhe një tentativë për ta tejkaluar Projektligjin që ua mundëson qytetarëv tërheqjen e 30 përqind të kursimeve, pasi që kishte dështuar herën e parë në muajin qershor. Tërheqjen e 30 përqindëshit e kishte kundërshtuar partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje. E pas kësaj ishte organizuar një peticion ku qytetarët i ishin përgjigjur masivisht. Mbi 17 mijë nënshkrime janë pranuar si të vlefshme nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.