Trumpi zotohet të marrë nën kontroll Gazën dhe të krijojë “Rivierën e Lindjes së Mesme” NULL NULL 05.02.2025 09:46 05.02.2025 09:46 Presidenti Donald Trump tha se SHBA-ja do të marrë nën kontroll Gazën e shkatërruar nga lufta dhe do të krijojnë një “Rivierë të Lindjes së Mesme” pas rivendosjes së palestinezëve gjetkë. Kjo lëvizje e tij nxiti reagimin nga Arabia Saudite , e cila Trump shpreson se do të krijojë lidhje me Izraelin, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv. Një zyrtar nga grupi militant palestinez Hamas, i cili sundoi Rripin e Gazës përpara se të luftonte Izraelin në një luftë brutale atje, tha se deklarata e Trumpit për marrjen e enklavës ishte “absurde”.