Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trumpi thotë se nuk ka marrë asnjë paralajmërim për “një problem” përpara atentatit

NULL NULL
21.07.2024 15:32
Donald Trump nxirret jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret në Butler, Pensilvani, më 13 korrik, pas sulmit ndaj tij. Foto: GettyImages
Donald Trump nxirret jashtë skenës nga agjentët e Shërbimit Sekret në Butler, Pensilvani, më 13 korrik, pas sulmit ndaj tij. Foto: GettyImages

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, tha të shtunën se askush nuk e paralajmëroi atë për një problem në prag të tubimit në Pensilvani, ku ai mbeti i plagosur në vesh si pasojë e një atentati ndaj tij.

“Askush nuk e përmendi atë, askush nuk tha se kishte një problem. Unë do të kisha pritur për 15 minuta, ata mund të kishin thënë le të presim për 15 minuta, 20 minuta, 5 minuta, diçka. Askush nuk tha”, tha Trump për Fox News në një intervistë.

“Unë mendoj se ishte një gabim. Si u ngjit dikush në atë çati? Dhe pse nuk u raportua?”, shtoi ai, përcjell Klankosova.tv.

Shërbimi Sekret thotë se i mohoi Trumpit burime shtesë në vitet e fundit edhe pse ekipi i tij u ankua

lajme të ngjashme