Trumpi dhe Grenelli në Kaliforni për të parë situatën pas zjarreve NULL NULL 25.01.2025 13:24 25.01.2025 13:24 Presidenti amerikan, Donald Trump, ka vizituar sot Kaliforninë, specifikisht zonën e Los Angelesit ku zjarret shkaktuan dëme masive në njerëz dhe aso material gjatë janarit. Bahskë me të ishte Zonja e Parë, Melania Trump, si dhe emisari Richard Grenell. Trumpi kritikoi kryebashkiaken e Los Angelesit, Karen Bass, që nuk ka përdodur fuqitë e saj të emergjencës për të reaguar ndaj zjarreve. “Ju keni fuqi për emergjenca sikurse unë…ju duhet t’i përdorni ato”, i tha Trumpi Bassit, e cila u përgjigj se e ka bërë një gjë të tillë. I pari i Amerikës tha që do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të hapur valvulat e ujit në këtë zonë. Ai po ashtu shtoi se do t’i shmangë lejet federale për rindërtimin e zonës pasi që ato marrin vite, dhe nevoja është urgjente.