Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump zvogëlon mundësitë e një lufte ShBA-Venezuelë

NULL NULL
03.11.2025 07:07

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka minimizuar mundësinë e një lufte të ShBA-së me Venezuelën, por sugjeroi se ditët e Nicolás Maduro-s si president i vendit janë të numëruara.

I pyetur nëse ShBA-ja do të shkoj në luftë kundër Venezuelës, presidenti amerikan i tha emisionit 60 Minutes të CBS: “Dyshoj. Nuk mendoj kështu. Por ata na kanë trajtuar shumë keq”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Komentet e tij vijnë ndërsa SHBA-ja  vazhdon të nis sulme ndaj anijeve të dyshuara për kontrabandë droge në Karaibe.

Administrata Trump thotë se sulmet janë të nevojshme për të ndaluar rrjedhën e drogës në ShBA.

lajme të ngjashme