Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump reagon: Ne po fitojmë në çdo gjë

NULL NULL
13.08.2025 14:59
Foto: Reuters

Nuk kanë mbetur shumë orë deri në takimin virtual të së mërkurës mes presidentit amerikan, Donald Trump, dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky, bashkë me liderë të tjerë evropianë, për të diskutuar rreth luftës në Ukrainë.

Megjithatë, Trump ka filluar të trajtojë këtë temë edhe në platformën e tij Truth Social.

Në postimin e tij më të fundit, ai mbron takimin që do të mbajë të premten me presidentin rus Vladimir Putin, në Alaska.

Trumpi kritikon mediat dhe gazetarët që, sipas tij, pretendojnë se Putini tashmë ka fituar.

“Për çfarë bëhet fjalë?”, pyet Trump.

“Ne po fitojmë në çdo gjë. Lajmet e rreme po punojnë jashtë orarit,” shkruan ai. “Por nuk ka rëndësi, sepse ne po fitojmë në gjithçka!!!”, u shpreh Trump. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme