Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump për përmbytjet në Teksas: Një tragjedi e paimagjinueshme

NULL NULL
06.07.2025 18:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka thënë se nënshkruar një “Deklaratë të Fatkeqësisë së Madhe për Qarkun Kerr, Teksas”, siç u shpreh ai, për të siguruar që Ndërhyrësit e Parë të Guximshëm të kenë menjëherë burimet që u nevojiten.

Pëmes një shkrimi në Truth Social, Trump ka thënë se familjet e të vdekurve dhe të zhdukurve po përjetojnë një “tragjedi të paimagjinueshme”.

Trump përsërit se administrata e tij vazhdon të punojë ngushtë me udhëheqësit shtetërorë dhe lokalë, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem ishte në terren dje me Guvernatorin Greg Abbott, i cili po punon shumë për të ndihmuar”, ka shkruar tutje Trump.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.