Trump: Për 250 vjetorin e pavarësisë, do të organizojmë një ndeshje UFC në Shtëpinë e Bardhë NULL NULL 04.07.2025 10:13 04.07.2025 10:13 Foto: AP Presidenti Donald Trump ka njoftuar planet e tij për një ndeshje UFC në Shtëpinë e Bardhë për të festuar 250 vjetorin e pavarësisë amerikane. Siç njofton “The Independent”, ndërsa fliste për ngjarjet speciale që vendi do të mbajë në numërimin mbrapsht njëvjeçar deri në 250-vjetorin e tij më 4 korrik 2026, Trump i tha një turme banorësh të Ajovës: “Do të zhvillojmë një ndeshje UFC në ambientet e Shtëpisë së Bardhë. Kemi shumë tokë atje”. Sot, ShBA-ja feston përvjetorin e 249-të të shpalljes së pavarësisë nga Mbretëria e Bashkuar. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Situata e zjarreve në Shqipëri, 14 vatra gjatë ditës - 4 prej tyre mbeten aktive 10 minuta më parë