Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump pauzon tarifat për disa shtete deri në 90 ditë

NULL NULL
09.04.2025 19:42
Donald Trump. EPA
Donald Trump. EPA

Presidenti amerikan Donald Trump  ka autorizuar një “pauzë” prej 90 ditësh për tarifat, si dhe ka ulur ndjeshëm tarifat reciproke të disa shteteve.

Ai tha se për disa shtete ka ulur tarifat në 10 për qind.

“Në anën tjetër, dhe bazuar në faktin se më shumë se 75 vende kanë thirrur përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, duke përfshirë Departamentet e Tregtisë, Thesarit dhe Zyrën e Përfaqësuesit të Tregtisë së Shteteve të Bashkuara, për të negociuar një zgjidhje për temat që diskutohen në lidhje me tregtinë, barrierat tregtare, tarifat, manipulimin valutor dhe tarifat jomonetare,dhe këto shtete që nuk janë, në sugjerimin tim më të fortë, të lidhur në çfarëdo mënyre, apo forme ndaj Shteteve të Bashkuara, unë kam autorizuar një ‘PAUZË’ 90 ditore dhe një tarifë reciproke të ulur ndjeshëm gjatë kësaj periudhe, prej 10%, gjithashtu ju faleminderit për vëmendjen tuaj për këtë çështje!”, ka thënë Trump, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme