Trump njofton për tarifat ndaj Britanisë së Madhe dhe BE-së në momentin kritik për tregtinë globale NULL NULL 02.04.2025 22:47 02.04.2025 22:47 Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, shpalli një tarifë universale “bazë” 10% për importet në ShBA, në atë që ai e ka quajtur “Dita e Çlirimit”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova. Ai zbuloi gjithashtu tarifën 10% për mallrat e Mbretërisë së Bashkuar dhe 20% për mallrat e BE-së, në momentin kritik për tregtinë globale. Po ashtu theksoi se do të fillojë një “epokë të artë” për Amerikën dhe se është koha që ShBA-ja “të përparojë”. Presidenti amerikan tutje sulmoi partnerët kryesorë tregtarë, Kanadanë dhe Meksikën, duke thënë se praktikat e tyre tregtare janë “jo të drejta” dhe njoftoi gjithashtu se tarifa prej 25% për të gjitha automjetet e prodhimit të huaj do të fillojë nga mesnata me orën lokale. Sipas tij, tarifat do të trajtojnë tregtinë “e padrejtë” me vendet e tjera – një pikëpamje e ndarë nga disa industri amerikane – por analistët paralajmërojnë se tarifat mund të rrisin çmimin global.