Trump me dostat e “sertë” e kallin Nju Jorkun (VIDEO) NULL NULL nga Iliri Pireva 28.10.2024 20:56 nga Iliri Pireva 28.10.2024 20:56 Foto nga AP Duke valëvitur flamurin amerikan ju drejtua atyre që i quajti Trumpo-maniakë. Më këtë term mundësi profesionist amerikan në pension, Hulk Hogan iu drejtua mbështetësve të flakët të republikanit Donalt Trump, që u bën bashkë në Madison Square Garden të Nju Jorkut. Ai këtu ju kundërpërgjigj akuzës së demokrates Kamla Harris e cila ditë më parë krahasoi republikanin me diktatorin gjerman, Adolf Hitler. Por qasje raciste menjëherë pas tij shfaqi komediani, Tony Hinchcliffe. Ai madje e quajti Porto Rikon një ishull të mbetjeve derisa bëri shaka me latinët të cilëve u tha se u pëlqen të bëjnë shumë fëmijë. Ky humor nxiti kritika të ashpra të njerëzve me ndikim për çka detyroi ekipin e Fushatës së Trump të distancohet nga komentet e tij të cilat i quajtën “neveritëse”. Megjithatë për banorët e Porto Rikos u zotua se do të kujdeset Kamala Harris e cila vizitoi në Filadelfia një restorante portorikan, si dhe floktari, librari e qendra sportive, kryesisht të njerëzve me ngjyrë. Ajo më pas në një tubim të madh u kërkoi votuesve të bastionit demokrat angazhimin e tyre të plot për të triumfuar në zgjedhjet e 5 nëntorit, të cilat i quajti ndër më të rëndësishmet në jetët e amerikanëve.