Trump jep urdhrin: Në Gjirin e Guantanamos do të ndërtohet qendra e paraburgimit për emigrantët NULL NULL 30.01.2025 14:12 30.01.2025 14:12 Presidenti Donald Trump nënshkruan urdhra ekzekutivë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë më 20 janar 2025 në Uashington, DC. Trump merr detyrën për mandatin e tij të dytë si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara. (Foto nga Anna Moneymaker/Getty Images) Presidenti amerikan, Donald Trump ka urdhëruar ndërtimin e një qendre të paraburgimit për emigrantët në Gjirin e Guantanamos, ku tha se në atë objekt do të mbahen deri në 30 mijë njerëz. Ai tha se objekti në bazën e marinës amerikane në Kubë, i cili do të jetë i ndarë nga burgu ushtarak i sigurisë së lartë, do të strehojë “kriminelët më të keq të paligjshëm, alienët që kërcënojnë popullin amerikan”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Gjiri i Guantanamos është përdorur prej kohësh për strehimin e emigrantëve, një praktikë që është kritikuar nga disa grupe të të drejtave të njeriut. Më vonë të mërkurën, “cari i kufirit” i Trump, Tom Homan tha se objekti ekzistues atje do të zgjerohej dhe do të drejtohej nga Emigracioni dhe Zbatimi i Doganave (ICE).