Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje (VIDEO)

NULL NULL
25.06.2025 21:50
Presidenti Donald Trump gjatë konferencës për media në Hagë pas samitit të NATO-s, 25 qershor, 2025. Foto: AP

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se e kanë ndaluar Serbinë që të niste ndonjë përplasje.

Këtë deklaratë, Trumpi e bëri gjatë konferencës për media pas përfundimit të samitit të NATO-s në Hagë gjatë të mërkurës, raporton Klankosova.tv.

“I dhamë fund Ruandës dhe Kongos, do të vijnë të nënshkruajnë dokumentet. Ata veçse i kanë nënshkruar dokumentet bazike, por mendoj se do të vijnë në Shtëpinë e Bardhë të premten. Ia ndaluam Serbisë që të niste ndonjë përplasje”, tha Trumpi, raporton Klankosova.tv.

Ndonëse në deklarimin e tij ai nuk e përmendi se me kë do të niste përplasjen Serbia, mund të supozohet se fjala ishte për Kosovën.

Trumpi thotë se “javët e fundit u morëm me Kosovën dhe Serbinë”

Kjo për shkak se më herët, gjatë po të njëjtës konferencë, ai tha se “javët e fundit jemi marrë me Kosovën dhe Serbinë”.

Kohëve të fundit, presidenti amerikan në raste të caktuara është duke iu referuar çështjes mes Prishtinës e Beogradit. /Klankosova.tv

Ndiqeni deklaratën e Trumpit nga minuta 1:38:42

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.