Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trump: I kërkova fuqishëm Putinit që t’ua kursejë jetën ukrainasve të rrethuar

NULL NULL
14.03.2025 15:58

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, njoftoi se dje ka pasur diskutime, siç i cilësoi ai, shumë të mira dhe produktive me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe se është një shans shumë i mirë që kësaj lufte të tmerrshme e të përgjakshme më në fund t’i vijë fundi.

“POR, NË KËTË MOMENT, MIJËRA TRUPA UKRAINASE JANË TË RRETHUARA PLOTËSISË NGA USHTRIA RUSE DHE JANË NË NJË POZICION SHUMË TË KEQ”, shkruan Trump në platformën Truth Social, duke shtuar se i ka kërkuar fuqishëm presidentit Putin që atyre t’u kursehet jeta.

“Kjo do të ishte një masakër e tmerrshme, e paparë që nga Lufta e Dytë Botërore. Zoti i bekoftë të gjithë!!!”, përfundoi Trump.

lajme të ngjashme