Trump i jep Ukrainës kohë deri të enjten për të pranuar planin e paqes NULL NULL 21.11.2025 19:53 21.11.2025 19:53 Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, konfirmoi se administrata e tij i ka caktuar Ukrainës një afat deri të enjten e ardhshme për të rënë dakord me planin 28-pikësh të Shtëpisë së Bardhë për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv “Kam pasur shumë afate, por nëse gjërat po shkojnë mirë, ke tendencë t’i shtysh afatet. Por e enjtja është afati i fundit”, tha presidenti në një intervistë radiofonike Fox News. Çfarë parashikon plani i paqes? Plani i administratës, sipas një drafti të parë nga CNN, parashikonte që Kievi t’i lëshonte territor Rusisë, si dhe njohjen “de facto” të Krimesë dhe territoreve të tjera ukrainase që Kremlini i ka pushtuar me forcë nga SHBA-të. Ukraina gjithashtu do të detyrohej të kufizonte madhësinë e ushtrisë së saj. Shumë nga këto ide janë refuzuar tashmë nga Ukraina dhe zyrtarët evropianë gjatë negociatave të mëparshme, duke i konsideruar ato si lëshime të rëndësishme ndaj Rusisë. /Klankosova.tv