Butrint Imerit i vdes personi i afërt NULL NULL 24.06.2026 19:37 24.06.2026 19:37 Këngëtari i njohur shqiptar Butrint Imeri ka humbur gjyshen e tij. Lajmin e hidhur ai e ka ndarë me ndjekësit përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ku publikoi një fotografi të gjyshes së ndjerë të shoqëruar me fjalë plot mall dhe mirënjohje. Në mesazhin e tij, Butrinti shpreh falënderim për dashurinë, ngrohtësinë dhe kujtimet që ka ndarë me gjyshen, duke theksuar se ajo do të mbetet përgjithmonë pjesë e shpirtit dhe zemrës së familjes së tyre. “Do të më mungosh përjetë”, shkruan artisti në dedikimin emocional, ndërsa i lutet Zotit që ta mëshirojë dhe t’i dhurojë parajsën e merituar. /Klankosova.tv