Trump: Emigracioni në SHBA do të pezullohet për shkak të pandemisë NULL NULL 21.04.2020 08:16 21.04.2020 08:16 Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se do ta nënshkruajë një urdhër ekzekutiv për të pezulluar përkohësisht gjithë emigracionin në SHBA për shkak të koronavirusit. Në cicërimën e tij në Twitter, ai përmendi “sulmin nga një armik i padukshëm” – duke iu referuar virusit – dhe nevojën për t’i mbrojtur punët e amerikanëve, duke mos dhënë më shumë detaje. Nuk ishte e qartë se cilat programe do të preken dhe nëse presidenti mund vërtetë ta nënshkruajë një urdhër të tillë. Kritikët thonë se qeveria po e përdor pandeminë për ta goditur emigracionin, transmeton Klan Kosova. Postimi i Trump mbrëmë vonë vjen në kohën kur Shtëpia e Bardhë është e bindur se më e keqja e pandemisë ka kaluar dhe mund të rifillojë hapja. In light of the attack from the Invisible Enemy, as well as the need to protect the jobs of our GREAT American Citizens, I will be signing an Executive Order to temporarily suspend immigration into the United States! — Donald J. Trump (@realDonaldTrump) April 21, 2020 Kufizimet në lëvizjen e njerëzve që janë implementuar në shumë vende për të frenuar përhapjen e virusit kanë paralizuar shumë sektorë të ekonomisë. Gjatë katër javëve të fundit, më shumë se 20 milionë amerikanë janë deklaruar të papunë. Kjo shifër është pothuajse e njëjtë me shifrën e punëtorëve që janë shtuar gjatë dekadës së fundit. SHBA ka më shumë se 787,000 raste të konfirmuara me Covid-19 dhe më shumë se 42,000 vdekje, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.