Trump: Ditë e madhe për Paqen Botërore NULL NULL 08.04.2026 07:19 08.04.2026 07:19 Presidenti amerikan, Donald Trump ka postuar në Truth Social për të thënë se është një “ditë e madhe për Paqen Botërore!”. “Irani dëshiron që kjo të ndodhë, ata kanë duruar mjaft! Po kështu, të gjithë të tjerët kanë duruar!”, shkruan BBC, raporton KlanKosova.tv. Ai tha se SHBA-të do të “ndihmojnë me grumbullimin e trafikut në Ngushticën e Hormuzit”, duke vazhduar: “Do të ketë shumë veprime pozitive! Do të fitohen para të mëdha. Irani mund të fillojë procesin e rindërtimit. Ne do të ngarkojmë furnizime të të gjitha llojeve dhe thjesht do të “rrimë aty” për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Jam i sigurt se do të shkojë. Ashtu siç po përjetojmë në SHBA, kjo mund të jetë Epoka e Artë e Lindjes së Mesme!”,tha ai./KlanKosova.tv.