Trotuari i prishur, “fajtor” për dëmtimin e autoservisit (VIDEO) NULL NULL nga Agnesa Sahiti 15.07.2022 20:29 nga Agnesa Sahiti 15.07.2022 20:29 Muhamet Kadirit nga Rahoveci, të shtunën e 8 korrikut, iu vërshua garazhi nga shiu që ra. Ujërat e zeza e ato atmosferike u mblodhën në autoservisin e tij, duke ia dëmtuar pothuajse të gjitha pajisjet, që kapin vlerën e rreth 30.000 eurove. Ai thotë se qe tre vjet, kur filluan punimet në rrugën UÇK e u hoq trotuari, vendpunimi i tij vërshohet nga uji, porse kësaj radhe me më shumë dëme. Kadiri, që erdhi nga Zvicra për të investuar në vendlindje, thotë se nëse nuk ndihmohet nga komuna, është i detyruar ta mbyllë autoservisin. E drejtori për Shërbime Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, bëri të ditur se kanë formuar një komision që ishte te Kadiri, të premten, për të vlerësuar dëmet. Krasniqi thotë se punimet në rrugë kanë filluar vitin e kaluar dhe se po financohen nga Ministria e Infrastrukturës e se ka mbetur vetëm përgatitja për asfaltim.