Tronditet Napoli: 14-vjeçari vdes në fushë para prindërve të tij NULL NULL 27.03.2025 12:41 27.03.2025 12:41 Diego De Vivo Vdekja e sportistit 14-vjeçar, Diego De Vivo ka tronditur Napolin. Sipas raportimeve të mediave lokale, i riu pësoi arrest kardiak, teksa ishte në shkollën e futbollit napolitan Cantera Napoli që ndodhet në lagjen San Pietro a Patierno. Kur djali u ndje i sëmurë, stërvitja ditore me shokët e klasës nuk kishte filluar ende, derisa ndërhyrja e karabinierëve të njësisë operative dhe e një patrulle të lëvizshme nga zona e Napolit Stella ishte e menjëhershme. Medita në Itali raportojnë se djali vdiq në fushë para syve të prindërve të tij që sapo e kishin shoqëruar në stërvitje. Pritet që Prokuroria Publike e Napolit të urdhërojë kryerjen e autopsisë.