Tronditëse: Nëna mëson vajzën si të vjedhë (Video) NULL NULL 10.07.2016 19:08 10.07.2016 19:08 Nënat janë ato që njihen për dashurinë e pazëvendësueshme dhe të pafund. Por kjo nuk është e gjitha, nëna është ajo që gjithnjë jep udhëzime dhe këshilla fëmijës që gjithçka të i ec mbarë atij gjatë gjithë jetës, njofton Klan Kosova. Megjithatë në pamjet në vazhdim mund të shihni momente të tmerrshme të një nëne e cila jep udhëzime jo të hijshme vajzës së saj katërvjeçare. Në videon e mëposhtme, shihen që të dyja në një supermarket në Meksikë, teksa nëna udhëzon vajzën e saj për të vjedhur madje e mëson atë edhe për mënyrën se si mund ta bëjë një gjë të tillë, njofton Klan Kosova. Pamjet në vazhdim të kapura nga kamerat e sigurisë, tregojnë çastin tronditës ku vajza hyn nën një derë të arkës së supermarketit. Për më shumë detaje ndiqni pamjet në vazhdim: https://www.youtube.com/watch?v=Q_w1_wNQJvs