Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tronditëse, i porsalinduri gjendet i hedhur në mbeturina (Video)

NULL NULL
16.10.2015 20:00

Përmes një videoje të postuar në internet, tregohet momenti dramatik i gjetjes së një foshnjeje të sapolindur brenda një qese mbeturinash.

Pamjet tregojnë një grup njerëzish që bëjnë zbulimin tronditës.

Fillimisht dëshmitarët menduan se foshnja ishte e pajetë, por në momentin që është marrë në krahë nga një e pranishme, lëvizi lehtë krahët.

Fëmija duket që nuk kishte shumë që ishte braktisur dhe kordonin e lindjes e kishte ende të paprerë.

Besohet se pamjet janë filmuar në Filipine./tch

https://www.youtube.com/watch?v=ObIeZ8SGC_Y

lajme të ngjashme