Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zelensky ndan pamje nga takimi me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë: Faleminderit SHBA-së

NULL NULL
28.07.2026 18:09

Janë publikuar imazhet e para të takimit të presidentit amerikan, Donald Trump me homologun e tij ukrainas, Volidimyr Zelensky.

Ky u fundit i ka publikuar pamjet e takimit në Shtëpinë e Bardhë, që ishte me dyer të mbyllura për mediat, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv

Zelensky ka thënë se pati një takim të mirë me Trumpin dhe se të dy diskutuan rëndësinë e mbrojtjes së ukrainasve dhe se si SHBA-ja mund ta ndihmojnë Ukrainën me sistemet e mbrojtjes nga raketat.

“Një takim i mirë me Presidentin Trump në Zyrën Ovale. Faleminderit për gjithçka që bëjmë së bashku për të mbrojtur jetën e ukrainasve dhe për të arritur paqen. Para së gjithash, i shpreha ngushëllimet tona Presidentit Trump për vdekjen e Lindsey Graham. Ai ishte një mik i vërtetë i Ukrainës.”, ka shkruar Zelensky.

Ai ka thënë se me Trumpin kanë diskutuar për licencat për prodhimin e interceptorëve për Patriotët dhe disa ide të tjera që mund të ndihmonin.

“Gjithashtu folëm për diplomacinë – është e rëndësishme të aktivizohet procesi diplomatik. Ekipet tona do të koordinojnë detajet e komunikimit të tyre të mëtejshëm. Jam mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të fortë.”, ka thënë tutje ai. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme