Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Trofeun e gjashtë në vitrinë për sivjet, PSG ‘rrëmben’ edhe Kupën Interkontinentale

NULL NULL
17.12.2025 22:24

Kupa Intekontinentale tashmë është pagëzuar me emrin e Paris Saint Germain.

PSG e mposhtën Flamengon, pas një drame në penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet nuk dhanë fitues.

Ky titull është i gjashti sivjet për francezët.

Skuadra e Luis Enrique e nisi me ritëm të lartë, duke krijuar disa raste që në minutat e para. Një gol i Fabian Ruiz në minutën e 9-të u anulua pas rishikimit me VAR, pasi topi kishte dalë jashtë fushës gjatë aksionit.

Goli i parë erdhi në minutën e 38-të, kur Khvicha Kvaratskhelia përfitoi nga një pasim perfekt dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke i dhënë epërsinë PSG-së 1:0.

Pjesa e parë u karakterizua nga ndërhyrje të forta dhe kartonë të verdhë për të dyja skuadrat.

Kurse në 45 minutat e dyta, Flamengo reagoi dhe shtoi presionin.

Momenti kyç erdhi në minutën e 60-të, kur pas një faulli në zonë, gjyqtari Ismail Elfath u thirr nga VAR dhe akordoi një penallti për brazilianët.

Në serinë e penalltive, më të saktë dolën lojtarët skuadrës parisiene, duke fituar 2:1 dhe duke ngritur trofeun e Kupës Ndërkontinentale.

lajme të ngjashme