Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Tri plagë në bark”, detaje të tjera rreth plagosjes së të dyshuarit për krimin në Malishevë

NULL NULL
07.11.2025 12:42

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës, është shtrirë tashmë në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale, pas trajtimit që mori në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Ksoovës.

Klankosova.tv ka mësuar se Isufi është i plagosur në pjesën e poshtme të barkut.

Burimet e njëjta pohojnë se i dyshuari në fjalë në trupin e tij i ka tri plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Po ashtu, dyshohet se në abdomenin e tij mund të ketë edhe më shumë se tre predha të plumbit.

Isufi është në gjendje stabile shëndetësore, dhe ka dëmtime të ndonjë orani në trupin e tij.

Astrit Isufi, i dyshuari për vrasjen e Naim dhe Driton Morinës në fshatin Gollubovc të Malishevës, u arrestua në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Siç ka raportuar ekskluzivisht Klankosova.tv rreth orës 06:30, Isufi është gjetur duke u fshehur në një shtëpi të pabanuar në fshatin Pllaqicë të Malishevës.

Në momentin e arrestimit, ai ka qenë i plagosur me plagë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Fillimisht, i dyshuari është trajtuar në QKMF-në e Malishevës dhe më pas është transferuar në QKUK, nën masa të rrepta sigurie. /Klankosova.tv

E dhimbshme: Varrosen sot dy vëllezërit e vrarë në Malishevë

Tragjedia që tronditi Malishevën: Nga krimi në familje tek arrestimi i dhëndrit të plagosur (VIDEO)

lajme të ngjashme